“Nuk ka mjedise të përshtatshme”/ Eurosong nuk do të zhvillohet në Romë
Eurosong nuk do të zhvillohet në Romë vitin e ardhshëm. Sipas mediave vendase, teknikët e Unionit Evropian të Transmetuesve kanë përjashtuar Romën nga lista e qyteteve që konkurrojnë për të organizuar Eurovision Song Contest 2022, e cila do të zhvillohet në Itali pas fitores së Maneskin.
Qyteti nuk ka objekte të përshtatshme dhe nuk i plotëson kërkesat e kërkuara. Bolonja, Milano, Pesaro, Rimini dhe Torino janë 5 qytetet e listës së ngushtë për fë organizuar Eurovizionin e 2022, duke lënë kështu jashtë kryeqytetin italian, Roma.
Ndër kërkesat themelore të kërkuara nga Bashkimi Evropian i Transmetimit drejt qyteteve për të pritur Eurovision Song Contest janë nevoja për një strukturë të mbyllur, një kapacitet prej të paktën 10 mijë vendesh, e cila i jep vetes logjistikë të mirë dhe e lidhur me aeroportet me linjat ndërkombëtare.