Njihuni me shenjat që urrejnë më shumë ‘Peshoren’
Ata nuk duan ta shohin ‘me sy’ dhe as të dëgjojnë për të. Dhe sigurisht që ka një arsye që ata e urrejnë, kaq shumë. E para dhe më kryesorja është se ata janë kaq të ‘kundërt’ nga njerëzit e tjerë. Zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, mënyra të ndryshme të të menduarit dhe mentalitet të ndryshëm.about:blank
Në fund të fundit, jo të gjithë mund të shkojnë mirë me të gjithë, por Peshorja në mënyrë specifike “ulet” në qafën e tre shenjave.
Le të fillojmë të flasim për Dashin. E kundërta e Peshores, shpesh inatoset me të dhe madje shkon deri aty sa dëshiron ta godasë me shuplakë për ta “zgjuar”. Peshorja është shumë e butë për shijet dhe kërkesat e Dashit. Ai është i pavendosur, nuk merr asnjë iniciativë dhe gjithë ky pasivitet është ajo që Dashi urren.
Në përgjithësi nuk i përballon dot hezitimet, mendimet e dyta, ‘po por moj… moj… Jo’, thjesht tjetërsohet, ‘çmendet’ me sjellje të tilla.
Një tjetër shenjë që nuk e ‘duron’ dot Peshoren është Akrepi. Ata mund të jenë fqinjë, por nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët. Akrepi nuk duron dot as të shohë Peshoren. Dhe kjo sepse ai e konsideron atë gënjeshtar dhe hipokrit.about:blank
Në mendjen e tij, Akrepi nuk mund të pranojë që një person mund të shkojë mirë me të gjithë. Kjo sjellje është hipokrite për të thënë të paktën dhe e rreme dhe e sajuar në rastin më të mirë. Dhe Akrepi i urren gënjeshtrat.