Njihuni me aeroplanin amerikan me dizajn si në skenat e filmat fantastiko-shkencor, nuk ka “bisht” dhe përdor teknologjinë më moderne
X-44 MANTA, që është shkurtesë për Multi-Akis No Tail Aircraft, është derivat i dizajnit legjendar të F-22 nga kompania amerikane Lockheed Martin, që ka një pamje si në skenat e filmave fantastiko-shkencor.
Siç shkruan revista Air Force, Lockheed Martin ndoshta ka dizajnuar deri në gjashtë aeroplanë të ndryshëm që janë të ngjashëm me F-22 Raptor, që i janë ofruar për përdorim forcave ajrore amerikane, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk u pranua, ky model thuhet se tërhoqi vëmendjen e NASA-s si një platformë kërkimore që mund të përdoret për të testuar kontrollin e një dizajni pa bisht duke përdorur një vektor shtytës. Bëhet fjalë për modelin X-44 MANTA.
Ashti si F-22 nga i cili lindi X-44, parashihej të ishte i padukshëm nga radarët. Të dhënat e konceptit të X-44 tregojnë se ai do të ndërronte hyrjen e ajrit për F-22, që ishte dizajnuar për të shmangur radarin e armikut, e jo të shfaqet në ekran si një pikë e kuqe.
Sikurse bombarduesi B-2, dizajni i X-44 ka qenë pa bisht. Ky dizajn unik për nga “natyra” është i padukshëm falë brinjëve të trupit të fluturakes. Në vend se të përdor sipërfaqe të kontrolluara standarde për manovrim gjatë fluturimit, MANTA ka manovruar duke përdorur një vektor shtytës, në të cilin shkarkimi i ajrit nga dy motorët do të mund të çlironte gazrat në drejtime të ndryshme.
Por edhe pse X-44 ka qenë një prej dizajnëve të Lockheed Martin, dhe është shqyrtuar nga forcat ajrore amerikane si mënyrë e zgjerimit të gamës së armëve të fshehta për armikun.
Megjithatë kjo është një nga fluturaket e rralla pa bisht, e nëse ky projekt jetësohet nga Pentagoni, atëherë do të ndryshojë plotësisht “lojën” e luftërave në qiell.