Sorry, no posts matched your criteria.

“Njerëzit më shanin, nuk u kisha bërë gjë”, Gjon’s Tears flet për bullizmin në rrjet

Këngëtari i njohur Gjon’s Tears ka qenë së fundmi i ftuar në “A live Night”.

Gjon tha se kur ka konkurruar tek “Albania’s Got Talent”, ka marrë edhe komente negative.

“Kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook”, tha ai.

“Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë. Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, theksoi këngëtari.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com