Sorry, no posts matched your criteria.

Një tjetër yll i bashkohet serialit “H.O.T” të Mamaqit

Ermal Mamaqi ka informuar të gjithë ndjekësit e tij se një super serial me titull “H.O.T” do të vijë shumë shpejt.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për  Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

“Jonida nënës u bëfsh 100 vjeç. Gëzuar o ylli i serialit”, shkruan Ermali.

Po ashtu edhe bukuroshja e ka pranuar që do jetë pjesë e serialit në një intervistë të dhënë ditë më parë.

Por siç duket nuk do të jetë vetëm Jonida “ylli i serialit” pasi me anë të një postimi të bërë ditën e djeshme në Instagram, ai ka zbuluar disa detaje rreth këtij projekti.

Së fundmi, ai na prezantoi me një nga yjet e serialit, moderatoren e dashur për publikun, Klea Hutën. Këtë lajm, Mamaqi e dha nëpërmjet dy fotove në Instagram, ku ka pozuar së bashku me bukuroshen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com