Një tjetër këngë e Dua Lipës kap miliarda klikime në YouTube
Dua Lipa shënon një tjetër arritje historike me këngën e saj “Levitating,” e cila ka tejkaluar një miliard klikime në YouTube. Ky sukses e vendos atë si artisten me prejardhje kosovare që ka arritur këtë shifër për herë të tretë, pas hitëve “New Rules” dhe “No Lie.”
Kënga, pjesë e albumit “Future Nostalgia” të vitit 2020, u bë shpejt një fenomen global dhe një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur vendin e dytë në Billboard Hot 100. Sipas statistikave të vitit 2025, “Levitating” pozicionohet si një nga 10 këngët më të mëdha të shekullit.
Ndërkohë që Dua Lipa po përjeton suksesin e albumit të saj të fundit “Radical Optimism” dhe feston fejesën me aktorin Callum Turner, “Levitating” mbetet një nga hitet më të fuqishme dhe ikonike në karrierën e saj.