Sorry, no posts matched your criteria.

Një lajm i bukur nga familja mbretërore, kush është në pritjen e ëmbël

Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar Pallati Buckingham. Çifti u martua në korrik të vitit të kaluar, në një ceremoni të fshehtë në All Saints Chapel, Ëindsor Great Park.

Planet për një event publik, siç ishte dasma e motrës së saj Princesha Eugenie, u shkatërruan nga pandemia e koronavirusit. Princesha Beatrice dhe Mozzi u fejuan në shtator 2019, pas një romance të papritur.

Në një deklaratë në atë kohë, ata thanë: “Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi.”

Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com