Një grua padit Kim Kardashian për shkelje të të drejtave të autorit
Kim Kardashian është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me linjën e saj të re të kujdesit për lëkurën, SKKN by Kim.
Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, Beauty Concepts thotë se është një biznes i vogël kozmetik në Brooklyn në pronësi të një gruaje.
Në dokumente, Beauty Concepts thotë se kontaktoi me ekipin e Kim-it pasi dorëzoi dokumentet duke u përpjekur të mbyllte të drejtat për “SKKN”. Sipas padisë, Beauty Conceps e ka informuar Kim se ata mbajnë të drejtat për markën tregtare “SKKN+” dhe i kanë thënë Kimit të mos përdorte markë të ngjashme. Kompania pretendon se ekipi i Kim-it e injoroi kërkesën, duke e lëshuar gjithsesi linjën e saj.
Avokati i Kim, Michael Rhodes tha për TMZ: “Kjo padi nuk është ajo që duket. SKKN BY KIM është një markë e re që ndjek gjurmët e linjës së suksesshme të produkteve të zonjës Kardashian KKW. Duke u bazuar në kërkime të pavarura dhe zhvillimi, kompania e saj paraqiti një aplikim për markë tregtare për SKKN BY KIM për të mbrojtur produktet e reja të markës. Kjo nxiti përpjekjen aktuale të paditësve. Ne e përshëndesim zonjën Lunsford që është pronare e një biznesi të vogël dhe ndjek ëndrrat e saj. Por kjo nuk i jep asaj të drejtën të pretendojë se kemi bërë diçka të gabuar. Në letrën e saj, Beauty Concepts pretendonte se kishte të drejta në një logo të përbërë nga SKKN+ dhe sapo kishte bërë kërkesë për mbrojtjen e markës tregtare për atë logo. Biznesi ishte një dyqan për një person që ofronte kozmetikë nga një vendndodhje e vetme në Brooklyn. Salloni nuk kishte sinjalistikë dhe ishte vetëm me takim. Sipas njohurive tona, Beauty Concepts nuk shiste asnjë produkt nën emrin SKKN+.”
Kim dhe Beauty Concepts ende po luftojnë për të drejtat e markës dhe avokati i 41-vjeçares thotë se BC e ngriti këtë padi në përpjekje për të shfrytëzuar famën e Kim.