Sorry, no posts matched your criteria.

Nga sot në treg lekët e reja, ja elementet e sigurisë

Nga sot do të jetë në treg dy prerjet e reja të kartëmonedhave, ajo 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar. Në të dyja kartëmonedhat janë me elemente të shtuara sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.

Kartëmonedhat e reja do të jenë në qarkullim së bashku me ato ekzistuese dhe do të mund të përdoren nga bankat, bizneset dhe qytetarët si mjet pagese me kurs ligjor.

Kartmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike. Në më pak se dy vite, Banka e Shqipërisë emëton kartmonedha të reja. Fillimisht në treg doli prerja e re e 200 lekshit dhe 5000 lekshit. Nevoja për para cash, sipas BSH ka bërë që Banka të nxjerrë një kartmonedhë të re, siç është 10.000 lekëshi. Kartmonedha do të dalë në treg më datë 1 korrik 2021.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com