Sorry, no posts matched your criteria.

Nga Shtëpia e Bardhë në Hollywood! Melania Trump, tashmë producente filmash…

Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tashmë do të jetë pjesë e Hollywood-it.

Ajo ka lançuar kompaninë e saj të prodhimit të filmave të quajtur “Muse Films”, e cila së shpejti do të publikojë projektin e parë, një dokumentar me emrin “Melania”.

Lajmin ajo e ka dhënë vet në një postim në rrjetin social X, ku ka publikuar edhe një “trailer” të filmit-dokumentar. Interesant është fakti se fjala “Muse” nga emri i kompanisë, është emri i koduar me të cilin Shërbimet Sekrete amerikane thirrnin pikërisht Melanian gjatë mandatit të parë të Donald Trump.  

Dokumentari, me regjisor Brett Ratner do të shfaqë disa momente ekskluzive të jetës së Zonjës së Parë, në javët para inaugurimit të Trump si President në vitin 2025. Gjithashtu do të shihet Melania se si i rikthehet jetës publike për herë të dytë bashkë me familjen e saj, duke përballuar njëkohësisht dramat e përditshme jetësore. Nuk do të mungojë sigurisht as Donald, që do të shfaqet herë pas here, së bashku me djalin e tyre Barron. Dokumentari do të publikohet më 30 janar të vitit 2026 në kinema, e më pas mund të shihet në “Amazon Prime”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com