Sorry, no posts matched your criteria.

Nga pyetja që e bezdis më tepër tek programi i ri që do moderojë, rrëfehet Arjola Demiri

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, Arjola Demiri ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Albania”.

Aktorja tha se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por e pyesin aq shpesh për këtë gjë sa ka filluar të bezdiset.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time të parën.”

Por si i ka ajo marrëdhëniet me miqtë që krijoi brenda shtëpisë së famshme?

“Miqtë e mi tani janë ata që kam pasur gjithmonë afër. E kam marr pauz njerëzve që kam pasur në BB. Jam takuar me ta por nuk kemi bërë diskutime të gjata. Vetëm në evenimente. Dje isha me Monikën, ndamë disa muhabete”.- u shpreh aktorja e njohur.

Përsa i përket jetës profesionale Arjola është shprehur se i është ofruar të moderojë një emision, një dëshirë të cilën e kishte shprehur edhe në Big Brother.

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një Tv të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”.- tha Arjola.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com