Sorry, no posts matched your criteria.

Nga problemet me shëndetin mendor te raporti me Chiara-n, reperi italian Fedez thyen heshtjen

Reperi Italian Fedez ka thyer heshtjen në mediat sociale dhe me disa video në profilin e tij në Instagram tregon arsyet pas vendosi të largohej nga jeta publike pas Sanremo dhe mohon zërat për një krizë me gruan e tij.

“Për t’ia filluar më duhet të kthehem pas në kohë, pasi u diagnostikova me kancer të pankreasit.”

Nuk ka asnjë problem mes tij dhe Chiara Ferragni por bëhet fjalë për një problem serioz të shëndetit mendor që e zbuloi njëkohësisht me kancerin e pankreasit.

Në fakt, gjithçka fillon me atë diagnozë dhe një ilaç jo të përshtatshëm për gjendjen e tij. “Ishte një ngjarje shumë traumatike dhe vetëm sot e kuptoj se nuk u kujdesa për shëndetin tim mendor. I besova vetes ilaçeve psikotrope, të cilat i ndryshoja me kalimin e kohës, për të përdorur atë që nuk ishte për mua. Nga janari një antidepresiv shumë i fortë më ndryshoi mua. Për shkak të efekteve anësore më duhej ta ndërprisja. Ata që kanë pak njohuri me këto ilaçe e dinë që kjo zakonisht nuk ndodh”.

Dhe pastaj ai tregon efektet e ndërprerjes së këtij ilaçi: probleme në të ecurën dhe të folurën, humbje në peshë, dhimbje koke, marramendje, vjellje, etj. “Tani nuk jam në njëqind përqindëshin tim, por jam më mirë. Tani dua të përqendrohem në shëndetin tim mendor dhe familjen time”.

Më pas flet për edhe për bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni. “Gjithmonë ka qenë afër meje dhe më vjen keq që ajo duhej të dëgjonte ato gjëra nga të gjithë dhe u gjend në mes të një stuhie nga mediat. Kjo periudhë më bëri të kuptoj se sa dua të përqendrohem te shëndeti im mendor, familja dhe gruaja ime”.

“Kur ju ndodh diçka fort traumatike në jetë (si një sëmundje serioze ose tragjedi e madhe), kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe emocional dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja dhe ato të njerëzve tuaj. Një përqafim, Federico.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com