Nga politikanët që e kanë ngacmuar tek ëndrra në sirtar, rrëfehet Sonila Meço
Sonila Meço mbetet prej vitesh tashmë një nga figurat më të dashura të ekranit. E ftuar në emisionin “Ndryshe” ajo ka ndarë detaje nga jeta e saj.
Sonila është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj ndaj dhe ajo u pyet nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar.
“Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”, u përgjigj gazetarja.
Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar, Sonila shprehet: “Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin”.
Duke qenë se ka një karrierë të suksesshme në televizion mund të mendoni se Sonila i ka arritur të gjitha ëndrrat, por ajo zbulon se ka dhe një ëndërr tjetër në sirtar. “E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë”, tha Sonila në “Ndryshe”.