Sorry, no posts matched your criteria.

Nga planet për dasmë te emri i djalit dhe rikthimi në ekran, Dojna Mema i tha të gjitha pak ditë para se të bëhet nënë

Dojna Mema ka bërë një rrëfim të rrallë vetëm pak ditë para se të bëhet nënë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

Por, si është sjellë Vlashenti këto muaj dhe a ka duruar çdo tekë?  “Vlashenti thotë shpesh që do të dëshironte të isha shtatzënë gjithë jetën. Sipas tij, nuk kam qenë kurrë më e dashur dhe e kujdesshme se këtë periudhë. Megjithatë, përtej kësaj, ai ka ditur të vërë në zbatim mjaft mirë filozofinë: ”Një grua shtatzënë ka gjithmonë të drejtë”. Nuk kam patur një shtatzëni tekanjoze,  më tepër se kam dashur që çdo gjë të ishte gati shumë shpejt. E kam bërë të montojë krevatin katër muaj para dhe shpesh ai kujton me humor muajin e tretë të shtatzënisë kur mendoja për fondin e universitetit të djalit.”- ka treguar ajo.

Duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur te ajo këto tre muaj, Dojna thotë se adhuron çdo ndryshim që i ka ndodhur fizikut të saj. Shumë kuriozitet ka edhe rreth emrit që ata do i vendosin djalit. Dojna nuk ka zbuluar asnjërin por ka thënë se kanë dy emra që iu pëlqejnë të dyve dhe kanë vendosur të zgjedhin mes tyre kur ta shohim djalin. “Nuk dëshironim që ai të kishte emrin e dikujt tjetër, ndaj nuk jemi frymëzuar as nga emri i babait tim që nuk jeton më, as nga ai i babait të Vlashentit. Ai do të dijë gjithçka për gjyshërit e tij, por nuk ka pse mban mbi shpatulla peshën e emrit apo jetës së tyre. Nuk kemi preferuar bashkime emrash dhe as emra të vështirë për t’u shqiptuar. Të dy emrat i ka gjetur babi, kështu që më shumë se sa domethënia, i ka pëlqyer tingulli.”

Megjithëse është në ditët e fundit të shtatzënisë, Dojna ende nuk e di me siguri se kur do rikthehet në ekran. Megjithatë, nuk po mendon as të tërhiqet. Gjisesi ajo thotë se “Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar.” Ndonjë format që do donte?  “Më mungon një format “Late night show” duke qenë se njerëzit që më njohin nga afër thonë se kam një humor që i rri shumë mirë atij orari, për më tepër e mendoj vërtet që intervistat dhe bisedat janë pika ime e fortë. Më pëlqejnë formatet “reality” sepse nuk i kam prezantuar ndonjëherë dhe më duken sfiduese në menaxhim. Gjithashtu do të më pëlqente një format që do të krijohej nga hiçi dhe të mund ta personalizoja me dikë të rëndësishëm për mua. I kam dy emra ndërmend, brenda familjes sime.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com