
“Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ja si i kthehet Rudina ndjekësit
Marrëdhënia e dashurisë e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut është një ndër më të komentuarat në shoëbiz-in shqiptar. Ajo mundohet të jetë sa më transparente me ndjekësit dhe në llogarinë e saj në Instagram ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, moderatorja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, duke iu përgjigjur pyetjeve që kishin për të.
“Nga 1-10, sa je penduar që je martuar me Markun?”, i shkroi një ndjekëse.
Dembacaj vendosi t’i përgjigjej kështu: “Motër, kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë Zotit nuk jam penduar asnjë moment”.
Rudina nuk i kursen pozat e ëmbla me partnerin e saj në rrjete sociale, mes të cilave gjenden edhe ato familjare.

Aktorja ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e madhe të partnerit, Ertën, pavarësisht se me të gjithë fëmijët shkon shumë mirë. Ndonëse të divorcuar, Dembacaj ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira edhe me ish-bashkëshortin, me të cilin takohet shpesh për të kaluar kohë me vajzën e tyre.