Sorry, no posts matched your criteria.

Në intervistë Meghan paska folur dhe për tradhëtinë e të atit dhe motrës

Disa ditë më parë u transmetua intervista e Meghan dhe Harry-t, e cila bëri një bujë të madhe.
Përveç ngjarjeve në Pallatin Mbretëror, Meghan foli dhe për diçka tjetër në lidhje me familjen e saj.
“Unë e telefonova tim atë dhe i kërkova të më tregonte të vërtetën nëse ja kishte shitur apo jo fotot tabloideve, por ai mu përgjigj i prerë që jo. Këtë do e quaja tradhti. Fakti që e pyeta që institucioni të gjente një zgjidhje dhe ai nuk e pranoi ndihmën time. Më bëri keq me vetëdije”, ka rrëfyer Meghan e prekur.

Më tej ajo la të kuptohet se motra e saj nga babai që po ashtu bëri bujë me librin që publikoi dedikuar dukeshës, ka dashur të marrë vëmendje, pasi realisht ato nuk njihen as nuk janë rritur bashkë. Takimet e tyre kanë qenë shumë të rralla.

 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com