Ndizet Tirana, Maluma dhuron spektakël, detaje nga koncerti
Maluma është pritur me spektakël madhështor në skenën e ndërtuar në kryeqytet. Siç shihet pjesëmarrja e të rinjve në koncert është shumë e madhe.
Ashtu siç ndodh shpesh në koncertet e tij, një fanse shqiptare i ka hedhur reçipetat ngjyrë rozë këngëtarit, të cilat më pas ai i ka varur tek mabjtësja e mikrofonit.
Ndër të tjera kënëgtari me famë botëtore ka bërë edhe një fjalë përshëndetëse për Shqipërinë:
“Jam shumë i lumtur që ndodhem ketu në Tiranë. Është hera ime e parë. Uroj të mos jetë e fundit. Ju falendëroj me gjithë zemër për të gjithë mbështejten që më keni dhënë duke qenë këtu sot. Unë do të vij sa herë që ju ta kërkoni.”
Në skenë është ngjitur i pari këngëtari shqiptar Elgit Doda, i cili ka kënduar disa nga këngët e tij të fundit. Gjithashtu edhe këngëtarja Ronela Hajti pritet të performojë në skenën e madhe.
Pak më parë kënëgtari latin postoi disa foto duke lajmëruar se ka mbërritur në kryeqytet. Siç shihej nga foto Maluma është marrë me një makinë superluksoze të tipit ‘Maybatch’.