Ndahet nga jeta Princ Philip, cilat ishin dëshirat e tij të fundit
Princi Philip u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor.
Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.
Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.
Ndërkohë burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philipit ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij.
“Dëshira më e madhe e Dukës ishte për të vdekur i qetë në shtëpi”, thanë ata për prestigjozen “The New York Post”.
“Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij,” shtuan burimet.
Po ashtu dëshira tjetër që kishte i ndjeri ishte në lidhje me funeralin e tij dhe si bashkëshort i Mbretëreshës, Princi Philip gëzon të drejtën e një funerali shtetëror.