Sorry, no posts matched your criteria.

Ndahet nga jeta, Claudia Cardinale

Claudia Cardinale ikona e kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare sot në rajonin e Parisit. Lajmin e bëri të ditur agjenti i saj duke shkruar:

«Na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe frymëzuese, si në karrierën e saj femërore, ashtu edhe në atë artistike». E lindur në Tunis në vitin 1938, Claudia Cardinale luajti në filmat e disa prej regjisorëve më të mëdhenj si, Luchino Visconti, për të cilin luajti Angelica-n ku vallëzimi i saj me Alain Delon, është i pavdekshëm të Federico Fellini dhe Sergio Leone.

Karriera e saj filloi në mesin e viteve 1950 dhe zgjati mbi gjashtëdhjetë vjet, ajo aktroi në një gamë të gjerë zhanresh filmash, nga komeditë italiane te filmat spageti western, dramat, filmat historikë e deri te filmat e stilit hollivudian, duke punuar herë pas here në muzikë, teatër dhe televizion. Ajo u shfaq në mbi 150 filma, disa prej të cilëve konsiderohen momente kulmore të kinemasë autoriale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com