Sorry, no posts matched your criteria.

Ndahet nga Atdheu për t’u kthyer tek Geliani, çudit Sara: M’u zgjuan ndjenjat

Sara Malaj është një nga ish-konkurentet e “Përputhen” e cila ka bërë bujë të madhe mediatike me hyrjen e saj në programin “Përputhen”. Si fillim ajo shfaqi pëlqim të hapur për Atdheun e më pas për një tjetër konkurent, Gelian Rajkun. Pas shumë polemikave të shumta, Sara doli nga programi çift me Atdheun duke lënë disi “Bllof’ Gelianin. Fillimisht gjërat mes çiftit po shkonin mirë, madje ata ndanin shpesh momente dashurie nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por disa kohë më pas ata janë ndarë disa herë radhazi derisa Sara së fundmi dha një deklaratë ku pranoi se gjërat mes saj dhe Atdheun nuk do të rregullohen më kurrë. Mirëpo, në një intervistë tjëtër ajo habiti disi me deklaratën që dha lidhur me Gilianin. “Unë kisha pëlqim për Gilianin, mendoj edhe ai për mua përderisa u deklarua për mua, thjesht pëlqimi që kisha për Atdheun ishte më i fortë nga pëlqimet që kisha brenda dhe kur e kam takuar Gilianin ka qenë ajo periudha që bëri foto Antonela me Gelin sikur mu zgjuan ato ndjenjat’’, tha Sara. Ende nuk dihet nëse ky ishte një sinjal dhe Sara po kërkon një shans të dytë nga Geliani apo fjalët e saj ishin spontane pa ndonjë qëllim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com