
Natalie Dormer është bërë nënë për herë të parë
Natalie Dormer, aktorja e “Games of Thrones”, është bërë nënë për herë të parë me një vajzë. Ajo e ka mbajtur të fshehur këtë nga publiku duke mos e treguar që në fillim.
Aktorja pranon gjithashtu se e ka nënvlerësuar faktin se sa shumë ndryshon një person kur bëhet nënë.
Megjithëse Natalie nuk e zbuloi emrin e vajzës së saj, ajo thotë se është “absolutisht e dashuruar” me të. Për më tepër, aktorja thotë se “do ta ketë shumë të vështirë” të kthehet në punë kur teatrot në Londër të rihapen.
Kujtojmë që Natalie dhe bashkëshorti i saj, David Oakes u takuan për herë të parë në vitin 2019 gjatë xhirimeve të “Venus in Fur”.