
“Nata e fundit e beqarisë”, mos vallë Big Mama do të martohet?!
Big Mama, këngëtarja e njohur, na ka habitur të gjithëve dhe ka ngritur dyshime me anë të një postimi në Instagram.
Ajo ka postuar një foto nga festa e saj e beqarisë. Këngëtarja është tepër e rezervuar për jetën e saj private, por prej kohësh po jeton një histori dashurie.
Menjëherë pas këtij postimi, me mesazhin “Nata e fundit e beqarisë”, kanë vërshuar urimet e miqve virtualë në adresë të Besjanës. Me sa duket, kjo e premte do të shënojë ngjarjen më të bukur në jetën e këngëtares.

Për partnerin e saj, Big Mama ende nuk ka folur publikisht. Ajo ka preferuar, prej kohësh, të jetë e tërhequr nga vëmendja mediatike, sidomos kur bëhet fjalë për jetën private.