Sorry, no posts matched your criteria.

Mos bini pre e mesazheve të rrema që po qarkullojnë në WhatsApp

Qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false në emër të disa bankave të njohura në vend. Referuar denoncimeve të mbërritura, mesazhi është përcjellë më shumë se pesë herë qellimisht nga burime anonime dhe më pas ka qarkulluar në platformë duke u bërë virale.

Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë duke e fshirë menjëherë.

Ky është mesazhi që po qarkullon me shpejtësi:

“Jeta doja të jepja nje Ti vete s’perton gje nga ky urdher, por të pakten do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat qe ti do për te pertuar kete shume. Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë Vere me shumen 5000 leke te reja. Duke paraqitur nje certikat personale te femijes dhe nje familjare, por me vule të njome jo nga e-albania. Kjo eshte e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkoj qe sot për t’a terhequr!”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com