Monika Lubonja ka ditëlindjen dhe e dini sa vjeç mbush?
Monika Lubonja, aktorja e njohur, sot ka ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet e shumta në llogarinë e saj të Instagramit.
Aktorja bukuroshe, sot ka mbushur plot 53 vjeç. U habitët ëëë?
E ftuar më herët në “E diell”, Lubonja rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, kur mendoi ta abortonte vajzën.
Aktorja tregoi se gjatë kohës kur studionte, u dashurua me një djalë dhe mbeti shtatzënë.
Mirëpo, për të ishte shumë i rëndë fakti që ishte shtatzënë, por jo e martuar dhe i frikësohej gjykimit të shoqërisë.
”Njerëzit më thonin: E tmerrshme, si të ndodhi ty kjo. Në atë periudhë kisha në plan të parë të bëja filma, teatër, se sa kisha filluar të luaja. E kështu, më fal o Zot, por mora vendimin që ta abortoja vajzën”- tregoi Lubonja.
Mirëpo, ajo që e kishte ndaluar këtë veprim ishte mamaja e Monikës.
”Mami im duke qenë mjeke, e sinjalizojnë për këtë që unë doja të bëja dhe ragimi i saj ishte: Të merr, s’të merr, do të të dalim ne për zot dhe ti vajzën nuk do ta abortosh kurrë.”- ka vazhduar aktorja.
Sot, Lubonja shprehet e lumtur që nuk e mori atë vendim.