Momenti i sikletshëm i Dua Lipës në Sunny Hill…
Dua Lipa është përballur me një moment të sikletshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa ndodhej në zonën VIP duke përshëndetur fansat, ajo pranoi të firmoste vetëm një bluzë të njërit prej fansave të saj.
Por një person nuk e respektoi këtë vendim dhe i hodhi një tjetër bluzë nga poshtë, e cila përfundoi drejtpërdrejt në fytyrën e saj. Reagimi i Duas ishte i menjëhershëm: ajo e ktheu bluzën mbrapsht, pa e firmosur atë.
Ky veprim i saj është pritur me shumë mbështetje në TikTok dhe rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë lavdëruar për vendosmërinë dhe respektin ndaj vetes. “Respekti bëhet me respekt”, “As nuk e pyeti fare”, “Ashtu duhej të bënte. Lërini njerëzit rehat”, janë disa nga komentet që dominojnë në video.