Miriami ka ditëlindjen dhe nuk mund të kishte urim më të bukur nga Albani sesa ky
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun.
Bukuroshja sot ka ditëlindjen dhe mbushi plot 36 vjeç. Në këtë ditë kaq të bukur nuk kishte si të mungonte urimi nga Albani, ku zgjodhi fjalët më të ëmbla për t’i uruar ditën e lindjes, por dhe për t’i shprehur dashurinë.
“Gëzuar gjysma ime! Nuk mund të kisha përkrah në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”.
Vlen për t’u përmendur se Miriam dhe Albani prej vitesh janë së bashku, e nga dashuria e tyre në jetë kanë ardhur dy fëmijë, Ameli dhe Duam.