Sorry, no posts matched your criteria.

Mirela Sula, shqiptarja e parë që sjell në ClubHouse autoren e famshme Kim Kiyosaki

ClubHouse, aplikacioni i ri që po mahnit botën tashmë është përqafuar edhe nga shqiptarët. Mirela Sula, themeluesja e Global Woman ka mbajtur këtë të mërkurë një sesion ClubHouse si asnjëherë më parë. E ftuara e nderit ditën e sotme e Mirela Sulës ishte pikërisht Kim Kiyosaki. Kështu Mirela Sula bëhet shqiptarja e parë që sjellë për të gjithë audiencën e saj, një emër me një peshë kaq të madhe sa Kim Kiyosaki. Kim është një emër i njohur i biznesit ndërkombëtar.

Investuese, folëse ndërkombëtare dhe autore e “Rich Woman” dhe “It’s Rising Time!”, ajo njihet për fjalimet e saj motivuese dhe jo vetëm.  Kim Kiyosaki është bashkëshorte e autorit të famshëm “Babai i pasur, babai i varfër” dhe njëkohësisht bashkëthemeluese e kompanisë me Robert Kiyosaki.

Në fakt, Kim Kiyosaki shfaqet për herë të parë në Clubhouse dhe ka pranuar vetëm ftesën e Mirela Sulës, shqiptares që po korr sukses të jashtëzakonshëm në Londër dhe mbarë botën.

Clubhouse po përflitet si një nga rrjetet sociale më të fuqishme sot për sot, një platformë që mbledh trajnerë dhe eksperte nga mbarë bota. Mirela Sula është kthyer një nga moderatoret më të famshme dhe shqiptarja më me influencë në këtë rrjet.

Shqiptarja e njohur ndërkombëtarisht ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur në botën e biznesit, letërsisë, folësve publik, trajner mendjeje. Mirela Sula ka intervistuar ekskluzivisht personazhin e mirënjohur, që ka ndarë me të gjithë të ftuarit mendësinë rreth parasë dhe pavarësinë financiare së femrave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com