Sorry, no posts matched your criteria.

Miley Cyrus, unaza e diamantit në gisht konfirmon “thashethemet” për fejesën

Gjatë premierës së filmit të ri “Avatar: Fire and Ash” që u mbajt ditën e djeshme në Los Angeles, këngëtarja Miley Cyrus u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e dorës së majtë që ka emocionuar fansat.

Unaza u vu re teksa Miley vendosi dorën në trupin e partnerit të saj Maxx Morando për të marrë poza për fotografët.

33-vjeçarja kështu konfirmon zërat e një fejese të mundshme, pas bujës që bëri ndarja e saj nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.

Miley dhe Maxx, i cili është instrumentist, kanë dalë publikisht me njëri-tjetrin fillimisht në prill të vitit 2022, edhe pse ishin përfolur për një marrëdhënie disa muaj më parë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “British Vogue”, Cuyrus ka treguar se takimi i parë i tyre ka qenë një i ashtuquajtur “blind date”, si një formë kurthi nga miqtë e përbashkët.

“Në fakt, ishte një blind date për mua, për atë jo… Por mendova që s’ksihte problem, më e keqja që mund të ndodhte ishte largimi im prej aty.” – rrëfen këngëtarja dhe aktorja shumë e dashur në mbarë botën.  

Ajo ka treguar edhe një detaj interesant, faktin se mban një këngë të veçantë për zile telefoni që i përket vetëm telefonatave të Morandos, të cilën e quan “zilja seksi e të dashurit tim”.

Unaza e diamantit në gishtin e Miley Cyrus dhe shfaqja e saj me kënaqësi në publik duket si një realizim dëshirash që në fakt këngëtarja e kishte “paralajmëruar” në postimin reflektues të saj 2 javë më parë, kur mbushi 33 vjeç.

“33-vjetori im po shkëlqen falë ngrohtësisë së urimeve tuaja. Këtë vit dëshiroj shumë të qeshura krah personave të cilët më bëjnë të lumtur, që po fillojnë të shfaqen!” – shkruante Cyrus në Instagram. E mesa duket, dëshirat po realizohen dhe dashuria po bën punën e saj.
Miley Cyrus ishte prezente në premierën e “Avatar: Fire and Ash”, pasi këndon këngën “Dream as One” si pjesë e kolonës zanore të filmit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com