Sorry, no posts matched your criteria.

Migena Krifsa: “Brand-i” i së bukurës

“Nëse një femër e bën të ndihet e bukur jashtë e ke bërë të bukur brenda”, është kjo motoja e përditshme e Migena Krifsas. Tashmë të gjithë e njohim atë dhe dashurinë që ajo ka për të bukurën. E njohur në fushën e Dermoestetikës dhe permanent Make-up tattoo, ajo është certifikuar në Phi Academy, e njohur në të gjithë botën. Ka ardhur koha që trupin tonë, fytyrën tonë t’ja besojmë profesionisteve që mbi supe kanë certifikime dhe specializime rreth asaj që bëjnë me imazhin tonë. E tillë është Migena, e cilasi një artiste e vërtetë arrin të shndërrojë gjithçka që prek me dorë dhe të gjithën këtë e bën pa na dëmtuar. Tashmë salloni i saj mban emrin “Best in” dhe ndodhet në Bllok, natyrisht që ky është një emër mëse i merituar. Rrugëtimi i saj në fushën e bukurisë ka vijuar vit pas viti, me trajnime në Europë e Amerikë, duke mësuar teknikat e reja, por edhe duke ruajtur cilësinë në punën e saj. Cili është sekreti? Edhe pas kaq shumë vitesh eksperiencë, ajo vazhdon ta quaj punën e saj, pasionin më të madh që ka. Qendra e saj i ngjason një oaz paqeje dhe relaxi, ku gjen një staf të trajnuar e certifikuar me shumë profesionalizëm në të gjitha shërbimet dermoestetike dhe tattoo-t e fytyrës. Në qendrën mund te gjeni shërbimet që vijnë tek ju tërësisht ndryshe me risi e aparatura të ardhura ekskluzivisht për biznesin e saj.

Me mbi 25 certifikime, Migena ia ka dal të shndërrohet në lider në fushën e saj.
Phibrows certifikuar në Gjermani Serbi e Shqipëri
Phicontur certifikuar në Austri
Philashes certifikuar në Itali dhe Shqipëri
Philings ceritifikuar në Gjermani
Phiremoval certifikuar në Amerikë
Masterclass në Serbi Amerikë Gjermani Francë
Botox dhe Filler certifikuar në Kroaci Kosovë
Dermoestetikë certifikuar në Itali

Të gjithë ata që kanë patur fatin të jenë në duart e saj, e kuptojnë profesionalizmin dhe kujdesin që tregohet. Migena ka kryer studimet për Punë Sociale dhe pasioni për të bukurën e bëri që t’i largohej shkollimin për të realizuar “një tjetër shkollë”. Përkushtimi për të bukurën e ka shndërruar Migenën në një brand tanimë.

Takimi parë me Migenën është sa i çuditshëm aq edhe i ngrohtë. Them i çuditshëm, sepse sapo e sheh të jep impresionin sikur ke kohë që e njeh. Ia njeh buzëqeshjen që të prezanton. Migena ndryshon nga koleget e saj, ajo të pret vetë, dhe duket sikur e di për çfarë ke ardhur, çfarë shërbimi të duhet për t’u ndjerë më mirë. Ndoshta është zëri i eksperiencë ai që i flet. Nuk kishim sesi ta realizonim këtë shkrim, nëse përpara nuk do të provonim ato çfarë Migena bën në qendrën e saj. Biseda me të rrjedh lirshëm, si midis dy mikeshave që po kalojnë një ditë relaksi. “Duhet ta provosh këtë pajisje, e kanë sjellë posaçërisht për qendrën time, bën mrekulli”, shkëput veten Migena teksa prezantohet. “Unë kam mbaruar për Punë Sociale, ndoshta shkolla më ka shërbyer për të qenë më afër me klientët. Edhe kur isha me studime e gjeja veten të apasionuar pas të bukurës, ndoshta nuk e formuloja dot në kokë këtë që kam sot, por shkallë pas shkalle u formua. Unë hyj tek njerëzit luftarak, perfeksionist. Nuk kënaqem me pak, dua të jem në githçka që bëj më e mira, ndryshe sa vlerë ka”, shprehet ajo, ndërsa ne na shkojnë sytë tek çdo pajisje, tek çdo produkt apo tek fytyrat e kënaqura të klienteve që dalin të nga qendra “Best In Migena Phibroës Migena Krifsa”. “Ishte pasioni ai që më bëri ta nis këtë rrugëtim.

Dua të them që si fillim me ato pasiguritë që çdo kush ka kur ndërmerr një hap të tillë, por fal mbështetjes së familjarëve gjithçka ishte më e lehtë. Ata që më njohin e dinin që nuk kishte sesi mos të shkonte më së miri. Më kanë motivuar më çdo impresion të tyre. Pastaj nuk mund të lë pa përmendur stafin tim. Padyshim që janë bashkëpuntorët më të mirë. E kam pasur gjithnjë kriter që të zgjedh staf të kualifikuar, në këtë mënyrë puna e tyre do të jap rezultatet më të mira. Tani vijmë tek pjesa që mua personalisht më emocionon çdo ditë, klientët e mi. Kanë qenë ata që më kanë motivuar çdo ditë në punën time, kanë qenë ata që më kanë shtyrë të zgjerohem, të perfeksionohem edhe më shumë. Para se të jenë klientët e mi, ata janë miq të mirë dhe së bashku ia kemi dal që të shndërrohemi në brand të mirëfilltë. Është një punë voluminoze, me një disiplinë të pandërprerë që ka sjellë sot një ndër qendra më dinjitoze në vend dhe unë jam më shumë sesa krenare që është krijim i imi. Besoj se edhe njerëzit në Shqipëri tashmë e kanë kuptuar se cilësia përbën diferencën”, shprehet Migena në rrëfimin e saj, duke kthyer sytë herë pas here nga puna, pse jo edhe me ndonjë kritikë të vogël frytdhënëse. Ditët e sotme janë shtuar shumë qendrat estetike, ndaj nuk kishim sesi mos ta ngacmonim edhe për “konkurencën”. Por si gjithnjë ajo ka pikëpamjen e saj, duke i quajtur të gjithë kolegë që përpiqen të bëjnë një punë të mirë.

“Oh të lutem nuk më pëlqen t’i quaj konkurentë, ata janë kolegë të mirë që dita-ditës bëjnë shërbimet të përsosen. Natyrisht që vlerësoj çdo punë të mirë, ashtu edhe sikurse shikoj me sy kritikë këdo që është ende në hapat e para. Dëgjo duhet shumë vetëbesim të marrësh përsipër të ndryshosh tiparet e dikujt në fytyrë. Nëse do ta bësh mirë, atëherë vetëbesimi duhet të jetë i ushqyer me shumë punë dhe mësim brenda, ndryshe klientit i lë një “plagë” në fytyrë apo në trup. Kjo është arsyeja pse unë vijoj ende të mësoj, “të shkollohem” rreth teknikave të reja. Natyrisht që eksperienca është një shok i mirë, por të duhet ende të mësosh. Sot jemi në një treg global, ku gjërat përsosen dita-ditës ndaj kurrë nuk është mjaftueshëm. Kam rreth 25 trajnime dhe certifikime për atë që bëj sot dhe nëse më pyet ende nuk i di të gjitha. Jam non stop në koherencë me metodat e reja që dalin dhe përpiqem të jem e para t’i sjell ato në Shqipëri, por nuk mundem ta bëj me video tutorial, apo me fantazinë time. Çdo gjë ka “shkollën” e vet. Më është dashur të lë familjen, punët e mia këtu për të shkuar në Europë, në SHBA për të mësuar më shumë. Sepse kur i them dikujt “po unë e bëj këtë” nuk dua të më dridhen duart përpara klientit, dua ta shijoj atë që bëj, por fillimisht ta përvetësoj. Ndoshta kjo është arma ime e fortë, nuk resht me sa di apo me sa kam në sallon, kërkon pa ndalim për të renë, për perfeksionin”, përfundon ajo. Në bisedën tonë nuk kishte sesi të mungonte pikëpamja e saj për të bukurën, për ndryshimet që femrat shqiptare bëjnë dhe për këshillat që ajo i jep çdo kliente. “Çdo femër lind e bukur. Mjafton të jesh femër dhe sharmin e ke të lindur, por çdo bukuri natyrisht ka nevojë për ndryshime, sado të vogla që ta freskojnë pamjen e tyre. Vitet e fundit edhe në botë kanë ndryshuar konceptet e bukurisë, si format trupore apo tiparet. Më ndodhë shpesh që klientet më pyesin para, sesi do të dukeshin me ndryshimin që kërkojnë. Unë kam një parim, që gjithnjë duhet ruajtur tipari, apo forma, duke u përpjekur të qëndrojmë sa më pranë natyrales. Besoj se dhe femrat shqiptare tanimë e kanë përqafuar këtë trend dhe në çdo ndryshim që bëjnë, duan ta ruajnë natyralitetin e tyre. Në fakt qëkur i shoh vajzat e kuptoj se për çfarë ndryshimi kanë nevojë.

Por më lejo të them që Shqipëria ka bukuri të pastër. Vajzat tona gëzojnë tipare mesdhetare që nuk ndodh t’i hasësh shpesh në botë, ndaj puna me to është thjesht një mrekulli”. E bukura kushton Migena?, e ndërpres teksa flet dhe përgjigjen e saj e nis me një buzëqeshje. “ Thashë bukuria është e lindur, asgjë nuk kushton. Ndërkaq përsa po më pyet nuk mund të them që kushton. Personalisht jam munduar të mbajë çmimet më konkurruese në treg, sepse çdo femër e meriton një përkëdhelje të tillë dhe jam e sigurt që shumica e femrave shqiptare e përballojnë dhe mbi të gjitha e meritojnë. Më shumë sesa një zonë relaksi, jam përpjekur ta orientojë si një zonë utilitare. Ne femrat jemi mësuar të shpenzojmë në veshje, aksesorë, ndaj shërbimet në qendrën time janë një investim. Nuk hyj tek ato vende luksi që duhet të mendohesh dy herë përpara se të futesh. Këtu gjithçka është luksoze, pajisjet, shërbimi, produktet, por pagesa jo, sepse mendoj çdo njëra prej nesh e meriton një perfeksionim në imazhin e saj, qoftë kjo një bizneswoman, një studente, apo kushdo qoftë”, mbyll Migena. Në fakt kishim menduar ta pyesim se cila kategori shkon tek qendra e saj në Bllok, duke menduar se është një zonë elitare dhe e shtrenjtë, por ndryshuam mendim kur morëm përgjigjen e saj, por mbi të gjitha kur shikonim vajza që hynin e dilnin nga qendra. Ndryshimet në vetulla dhe në buzë tashmë janë shtuar shumë dhe padyshim Migena mund të na sqarojë më shumë sesi ndikojnë këto ndryshime në fytyrë, por mbi të gjitha pse vitet e fundit është shndërruar në një trend. “ E thashë edhe më lartë, kemi përqafuar shumë shpejt trendet që vijnë nga jashtë. Fal Zotit që janë shndërruar në trend sepse shumica e femrave shqiptare e kanë kaluar jetën me lapsin e vetullave nga pas, kur tashmë mund të bëhen dhe flasim për vetullën, që ndryshon thuajse tërësisht fizionominë e fytyrës. Dua të saktësoj diçka, nuk flasim për ndërhyrje kirurgjikale, sepse dëgjoj shpesh që thonë “është e bërë”, kur në fakt është vetëm një përmisim tipari. Nuk shoh asgjë shqetësuese apo ndikuese kur një vajzë përmison një tipar të sajin, qoftë kjo vetulla apo edhe buza.

I vetmi ndikim që ka, besoj se rrit vetëbesimin e vajzave, sepse në fund ky është qëllimi, ndjehemi më të forta kur jemi më të bukura. Thashë këto nuk janë ndërhyrje kirurgjikale, janë korrigjime të lehtë në imazh që gjithnjë për ata që pendohen ekziston mundësia e fshirjes së tyre, por deri më tani mua nuk më ka ndodhur kurrë një fakt i tillë. Tani sa i përket filler dhe botox, që shpesh i dëgjoj që i sulmojnë dhe arsyen nuk e kuptoj. Natyrisht që përballë zgjedhjes të qëndrimit me rrudha në fytyrë, çdo kush do zgjidhte ta bënte, por gjithnjë në masën dhe në mënyrën e duhur, por mbi të gjitha me profesionistët e duhur, që më pas mos të kemi pasoja si estetike ashtu edhe shëndetësore”. Nuk mund të linim pa diskutuar edhe për pandeminë, por mbi të gjitha për kujdesin që tregohet me rihapjen. “Ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për bizneset. Frika për të nesërmen është gjtihnjë e madhe, por nga ana tjetër puna duhet të vijojë, pse jo si një mënyrë edhe për të larguar stresin”, shprehet Migena teksa nuk e heq maskën. “ Protokolli i sigurisë këtu respektohet në çdo detaj, si nga stafi ashtu edhe nga klientët. Veç maskave qendra dizifektohet rregullisht. Për ne klienti është i shenjtë ndaj përpiqemi ta trajtojmë me një shërbim sa më cilësorë por gjithnjë me kujdes të shtuar”. Pasi kaluam një pjesë të madhe të ditës tek qendra “Best In Migena Phibroës Migena Krifsa”, gati gati harruam motivin që kishim shkuar. Vizita ishte për të realizuar intervistën së bashku, por biseda u gërshetua mes një bashkëbisedimi dhe një përkëdheljeje në qendër. Më shumë se për intervistën, Migena ishte e shqetësuar të provoja gjithçka brenda qendrës, gjithnjë duke u kujdesur vetë për mua, kur në fakt duhet të ishte e anasjellta. Ndoshta Migena nuk kishte fjalë më të saktë për të thënë në një intervistë sesa të më linte ti shijoja vetë shërbimet cilësore, për të marrë të gjitha përgjigjet që më duheshin. Në fund artisja më përcolli ashtu si edhe më mirëpriti. Pyetjes sime “Po intervista, çfarë të shkruaj?” Migena mu përgjigj me një buzëqeshje të lehtë, “Tani ti e di… “

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com