Sorry, no posts matched your criteria.

Mesa duket edhe Shqipja qenka e lidhur!

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente e “Për’puthen”, është rikthyer në “Për’puthen” për të sqaruar ndonjë situatë të lënë pezull aty brenda.

E pyetur nga Bora se si po shkon jeta private, ajo iu përgjigj që është në një njohje, duke na lënë të kuptojmë që diçka e bukur po vjen.

Bora: Vazhdon të jesh single apo…?

Shqipja: Uaa ça sikleti!

Tea: Po thuaj po ose jo, s’ka nevojë të tregosh emra.

Shqipja: Jam në një njohje

Tea: Mbarë ishalla, mos paç fatin tim!

Bora: Ok, qenka e lidhur.

Gjatë përballjes me Tean, Shqipja e akuzoi ish-konkurrenten për faktin që ajo ishte bërë shkaku që e përjashtuan nga programi.

Gjatë debatit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.

Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë. Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debat për shkak të moshës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com