Melisa sapo zbuloi se vijon ende lidhjen me Andin
Andi dhe Melisa janë çifti i vetëm që ka mbetur nga ‘Përputhen’ edhe pse dyshja janë lidhur pas daljes nga programi dhe jo sa ishin brenda.
Ata tashmë janë mjaft aktiv në rrjte sociale ku shpesh herë na tregojnë sesa shumë e duan njëri-tjetrin dhe aty zbulojnë për ndjekësit edhe me të rejat më të fundit nga jeta e tyre.
Si çdo çift tjetër ata kanë pasur krizat e tyre, madje njëherë lajmëruan edhe ndarjen por tani ia kanë dalë mjaft mirë dhe janë të lumtur. Së fundmi në një bashkëbisedim me ndjekësit Melisa zbuloi akoma më shumë rreth raportit mes saj dhe Andit.
Pse u ndatë me Andin dhe pse u ribashkuat sërish? – e pyet njëri prej tyre. Melisa shprehet: Di vetëm të të them që duhemi tepër.Një tjetër ndjekës ka qenë kurioz të dijë si shkon Melisa me Andin. Melisa shprehet se shkon si macja me miun gjatë gjithë kohës. Por e rëndësishme është që duhen shumë!