Meghan Markle publikon librin e saj të pare: Për bashkëshortin dhe djalin tim
Meghan Markle ka publikuar së fundmi librin e saj të parë për fëmijë dhe ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, Harry-t, si dhe Archie-t.
Libri “The Bench”, i cili ka në qendër të tij marrëdhëniet midis babait dhe djalit përmes syve të një nëne, doli në stendat e librave vetëm pak ditë pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Lilibet Diana.
“Për bashkëshortin dhe djalin që më bëjnë zemrën të pompojë”, shkroi Meghan me një shënim të shkruar me dorë brenda librit.
Kujtojmë se pas këtyre lajmeve që Meghan do të publikojë një libër, drejt saj u hodhën akuza për kopjimin e shkrimtares Corrinne Averiss për librin “The Bench”.
Kanë qenë të shumtë vëzhguesit mbretërorë që kanë vënë në dukje ngjashmëritë mes historisë së një libri për fëmijë nga Corrinne Averiss, The Boy and The Bench, i cili u botua në 2018. Të dy librat paraqesin ilustrime të ngjashme me ngjyra dhe një histori të përqendruar rreth lidhjes speciale midis babait dhe djalit.