Meghan ka vuajtur racizmin në Pallatin Mbretëror/ Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit
Pasi doli intervista me të gjitha të vërtetat sipas Meghan dhe Harry-t, të gjithë u mërzitën për faktin se sa ka vuajtur Meghan në Pallatin Mbretëror.
Meghan u shpreh se kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Archie-n, dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e foshnjës, por si Meghan dhe Harry preferuan ta mbanin të fshehtë emrin e personit.
“Në atë kohë, kishte biseda të shumta. ‘Atij nuk do t’i jepet siguri, nuk do t’i jepet një titull’ dhe gjithashtu shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e tij,” – u shpreh Meghan, nëna e së cilës është afrikano-amerikane.
Shumë aludime u ngritën se kush mund të ishte ky person, por për "This Morning" në CBS, Oprah u shpreh se nuk është mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip.
"Ai nuk e ndau identitetin me mua, por donte të sigurohej që unë e dija e nëse do të kisha një mundësi ta ndaja këtë informacion, se nuk ishte gjyshja dhe gjyshi i tij. Ai nuk ma tha kush ishte pjesë e këtyre bisedave. Siç mund ta shihni, u përpoqa të marr një përgjigje jashtë kamerave.”