Më në fund u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin, Sara dhe Geliani në një kërcim romantik!
Sara, konkurentja e “Për’puthen”, bëri hapin e para dhe u deklarua vetëm për Gelianin. Mirëpo ky i fundit i tha se është ende i paqartë dhe do të mendohet.
Në puntatën e djeshme, Geliani më në fund vendosi dhe u deklarua gjithashtu për Sarën.
“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.
Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.