Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Mbretëresha jep deklaratën e saj pas intervistës së Meghan dhe Harry-t

Tema më e përfolur ditët e fundit ka qenë pikërisht intervista e Meghan dhe Harry-t.
Meghan deklaroi se ajo ka qenë periudha më e errët e jetës së saj. Ditët në Pallatin Mbretëror kanë qenë aq të vështira dhe të zymta për të sa ajo mendoi të vriste veten.
Ajo kërkoi ndihmë për këtë gjendje mendore jo të mirë të asaj dhe askush nuk ia ofroi këtë gjë. 
Gjithashtu Meghan deklaroi se ajo ka vuajtur racizmin brenda në Pallatin Mbretëror. Një pjestarë i Pallatit ishte i shqetësuar se sa e errët do të ishte lëkura e Archie dhe për këtë arsye nuk i kanë dhënë as titullin Princ.
Më në fund pas kësaj interviste Mbretëresha jep këtë deklaratë:
“E gjithë familja është e trishtuar të mësojë sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ato do të merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të kenë gjithmonë dashurinë e anëtarëve të familjes mbretërore”.
 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com