Sorry, no posts matched your criteria.

Aludimet e njerëzve për emrin e vajzës së Meghan dhe Harry/Ja cilat janë emrat

Çifti më i përfolur, Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së dytë dhe siç e bën të ditur po presin një vajzë.
Kaq deshën njerëzit dhe filluan të aludonin për emrin e vajzës.
Në Oddschecker – faqja e krahasimit të basteve – të shumtë janë ata që mendojnë se vogëlushja do të quhet Diana, emri i nënës së Harryt e cila nuk jeton më.
Emra të tjerë të cilët renditen në Top5 janë: Allegra, Isabella, Alice dhe Abigail.
Por pavarësisht kësaj, disa burime thanë që nuk është e mundur t’i vendosin emrin vajzës Diana për shumë arsye.
"Ka shumë të ngjarë që të mos e quajnë vajzën e tyre Diana. Shqetësimi i tyre më i madh është se kjo do ta bënte vajzën një shënjestër më të madhe për mediat dhe do të rriste ndjeshëm interesin e publikut për jetën e fëmijës," tha burimi.

Sipas burimit, ata gjithashtu “frikësohen” se emri “do të ushtronte shumë presion mbi fëmijën dhe do të bënte gjithçka të vështirë, që nga regjistrimi në shkollë e e deri te udhëtimet”.

 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com