Më në fund Ledjana vendos të tregojë më tepër për Mevlanin, ndarjen e saj si dhe këngën që iu dedikua…
Ledjana dhe Mevlani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre mënjëherë pas daljes nga “Për’puthen”. Shkas u bë festa e përmbylljes që u organizua nga “Top Channel”, ku Mevlani këndoi këngën që i ka dedikuar Ledjanës, por së bashku me Antonelën.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Ledjana dhe e konsideroi një veprim injorimi nga ana e Mevlanit.
E ftuar së fundmi në emsionin “Glamour Zone” në Rtv Ora, ajo vendosi të tregojë më shumë për marrëdhënien me Mevlanin, ndarjen si dhe për këngën që u komentua kaq shumë.
Ester Bylyku: Më trego diçka konkrete ku të ngeli hatri me Mevlanin?
Ledjana Prenga: Ty nuk të shpëton asgjë. Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjest ishte injorim për mua.
Më herët, Ledjana publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedikoi asaj gjatë kohës që ishin në emision. Por nga pjesa që Ledjana kishte postuar dukej se zëri nuk ishte i Mevlanit dhe në një farë mënyre Ledjana po përpiqej të vërtetonte faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.
“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.
Së fundmi, ajo komentoi të vërtetën e këngëve të tij, duke deklaruar se këngën e dytë nuk e ka bërë për të pasi sipas saj ajo është bërë kohë më parë.
Ledjana Prenga: “Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë.”
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt:
“Jo nuk kthehem më me të.”
Po ashtu, u fol edhe për martesën e aluduar të Ledjanës në Belgjikë dhe kjo e fundit i hodhi poshtë të gjithë këto zëra.
Ester Bylyku: Ku ka zë nuk është pa gjë! Ështe thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpikin kot si qëndron e vërteta?
Ledjana Prenga: Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë.