“Më kanë tradhtuar shumë!” – Anxhela Peristeri flet për dashurinë, tradhtinë dhe dasmat
Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar, Anxhela Persiteri ka qenë mbrëmjen e djeshme një ndër të ftuarat e programin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Ajo përveçse ka performuar disa nga këngët e saj më të njohura, u është përgjigjur dhe pyetjeve të moderatoreve në një rrëfim të sinqertë.
Anxhela u pyet për raportin e saj me dashurinë, por edhe me tradhëtinë, duke treguar se në fakt ësht tradhtuar shumë herë.
“Po, më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Por ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe, me të gjithë artistët flas edhe sot.” – ka rrëfyer Anxhela, duke mos pranuar të thotë emra konkretë.
Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur edhe se cilin këngëtar do të ftojë për të kënduar në dasmën e vet, duke qenë se ajo ka qenë pjesë e gëzimit të shumë çifteve. Kësaj pyetjeje Anxhela ju përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke thënë se në fakt nuk është një person që i ka shumë qejf dasmat. E pyetur për dashurinë e vërtetë, Anxhela tregoi se akoma nuk e kishte gjetur atë.