“Më kanë kërcënuar se kam kryer marrëdhënie intime”, Gilberta tregon pse nuk do të dalë më me Ilirin
Gilberta, konkurrente e “Për’puthen +40”, ka rrëfyer një ngjarje jo të bukur që i ka ndodhur gjatë kësaj kohe. Gjithashtu ajo tregoi se për këtë arsye nuk do të dali më në takime me Ilirin.
“Kam marrë kërcënime nga adresa e Naunit. Thoshte që ishte adresë false dhe kishte nxjerrë një status që kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta. Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte “shihe ç’do të bëj unë tani” dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.
Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo. Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë”, tregoi Gilberta.