Sorry, no posts matched your criteria.

Maya rrëfen detaje nga mëmësia dhe vendimin e saj për t’u kujdesur e vetme për të birin

Maya Alçkaj ka qenë e ftuar në programin “ABC-ja e mëngjesit” ditën e sotme ku ka folur si rrallë herë në lidhje me marrëdhënien që ka me djalin e saj të vogël Jonas. Djali i saj është 3 vjeç dhe sipas këngëtares është një uragan i vërtetë. Maya ka treguar se është një nënë shumë e rreptë dhe mundohet që të jetë gjithmonë korrekte. Ajo kujdeset vetë për të birin pasi nuk ia beson dot askujt tjetër veç vetes dhe bashkêshortit.

“Jonas është 3 vjeç e gjysmë si uragan. Ai është shumë me temperament, vetëm lëviz. Kam shumë frikë te njerëzit, nuk kam asnjë grua, vetë e çoj në kopsht. Kam edhe bashkëshortin që më ndihmon. Unë jam më e rreptë ndoshta jo direkt po i them jo për një gjë. Problem është që kur kam filluar aktivitete e kam kohën e kufizuar dhe im shoq është më tolerant, bëje i thotë, po kjo nuk më pëlqen. Unë e dua shumë, por mundohem të jem korrekte me të.Me vete në koncert nuk e marr dot se është e pamundur. Vetëm në raste se kam familjarët e mi e marr. Por natyrisht kam tim shoq që më ndihmon. Megjithatë, problemi është vetëm kur është jam jashtë vendit”, u shpreh ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com