Luana Vjollca i rikthehet publikut me mesazhe të forta njerëzore
Mbrëmja e djeshme ka rikthyer në sytë e publikut moderatoren dhe këngëtaren Luana Vjollca. Ajo kishte shumë kohë që paralajmëronte ndjekësit e saj se do të vinte me diçka ndryshe dhe dje publikoi projektin e saj “Thuaje” i cili ishte jo vetëm emocionues, por dhe edukativ.
Moderatorja diti të sjellë të publiku një anë shumë të ndjeshme dhe emocionale që është për t’u vlerësuar
Duke mëshuar fort që njerëzit të lënë pas urrejtjen për njëri tjetrin dhe të falin sa më shumë dashuri.
Luana publikoi këngën e saj “Si Njerëz” që përcillte mesazhin e rëndësishëm kundër bullizmit. Artistja vuri në dukje sa i dëmshëm është bullizmi kibernetik dhe sa e rëndësishme është që në fund të ditës të sillemi si njerëz, pa lënduar të tjerët.