Luana i “rrëmben” Arbana Osmanit formatin ekskluziv?!
“Big Brother Vip” do të vijë shumë shpejt në ekran, por dilemma më e madhe ka qenë se kush do të jetë prezantuesja.
Për vite me rradhe, ky ekskluzivitet i është dhënë Arbanës, por mesa duket ka dalë në skenë dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca.
“Panorama” shkruan se sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia ka “rrëmbyer” këtë format Arbanës. Thuhet se “Big Brother VIP” do i besohet Luana Vjollcës, që ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”. Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti. Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.
Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet. Kësisoj shanset janë shumë të larta që Luana të prezantojë “Big Brother VIP”, i cili thuhet se do të nisë transmetimin në ekran në tetor të këtij viti.