Loredana në jug të vendit, por thotë se është në Mykonos, ironizon Enca
Loredana Zefi ka trazuar rrjetin me fotot e fundit të publikuara në rjetet sociale. Reperja së fundmi ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku është takuar me këngëtarin Ledri Vula dhe me familjen e tij.
Mirëpo, në postimet e fundit ajo ka vendosur lokacion sikur ndodhet në Mykonos, ndërkohë që të gjithë e dinë që Loredana është në jug të vendit. Po ashtu ndjekësit kanë vënë re në një postim të Loredanës targa shqiptare në një makinë.
Për këtë arsye ajo ka marrë një thumb nga këngëtarja tjetër Enca. Kjo e fundit ka postuar sot në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar. Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec. Teksa shprehet e lumtur që ndodhet e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkruan me ironi:
“Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci. Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.