Sorry, no posts matched your criteria.

Loco reagon për përballjen e Antonelës dhe Atdheut

Antonela dhe Atdheu paskan ende gjëra të pasqaruara dhe të lëna pezull. Atdheu ka qenë i ftuar sot në “Për’puthen” për të pasur një përballje me Antonelën.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar ndaj gjithë kësaj situate të krijuar.

Ai ka ndarë një video të publikuar nga Instagrami i “Për’puthen” ku Atdheu është përballur me Antonelën pas sherrit të bujshëm, sfondin e së cilës e ka mbushur me “hahahahaha” për të ironizuar këto që ndodhën sonte, të cilën e ka shoqëruar me emoji ”kloun”.

”E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë?

Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”, ka shkruar Elvisi mbi atë që u pa sonte mes Atdheut dhe Antonelës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com