Liam Payne sot do të festonte 32 vjetorin e lindjes
Liam Payne ndërroi jetë vitin e kaluar, por muzika e tij, vazhdon të jetojë edhe në ditët e sotme.
Liam Payne lindi më 29 gusht 1993 e arriti famë botërore si anëtar i grupit One Direction, i cili shiti miliona disqe në mbarë botën dhe frymëzoi një brez fansash.
Pas ndërprerjes së aktivitetit të grupit, Liam ndërtoi një karrierë solo, duke publikuar këngë që kryesuan klasifikimet muzikore dhe duke eksploruar artin e tij me një zë dhe stil unik.
Përtej muzikës, ai u admirua për filantropinë dhe si për zërin e fuqishëm që përçou ndaj çështjeve të shëndetit mendor, duke u bërë burim ngushëllimi dhe force për shumë njerëz.