Ledjana largohet nga “Për’puthen” dhe bën paralajmërimin e fortë për ata që e akuzojnë
Kohët e fundit, Ledjana është përfshirë në një “luftë” me Melisën sepse kjo e fundit i përmendi emrin në emsionin “Roped with Olsi”.
Madje dhe e akuzoi se është një person fallco duke na lënë të kuptojmë që ka dikë tjetër jashtë.
Disa ditë më parë, në puntatën e “Për’puthen”, ajo u pyet nga Bora Zemani se pse nuk donte një takim romantik me Mevlanin dhe shumë pyetje të tjera të vazhdueshme në lidhje me marrëdhënien me Mevlanin.
Sot, Ledjana mori vendimin drastik, ajo vendosi të largohet nga “Për’puthen” me anë të një postimi në Instagram. Ledjana gjithashtu paralajmëron të gjithë ato që do ta akuzojnë, se do ta pësojnë keq.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkruan Ledjana.