Sorry, no posts matched your criteria.

Kuvendi i Shqipërisë ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, Zelensky: Faleminderit Shqipëri!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është bërë pjesë sot e Kuvendit të Shqipërisë, përmes një video-mesazhi. Ai, teksa uroi festën e Bajramit, tha se i uron shqiptarëve atë që sot ukrainasit i urojnë njëri-tjetrit, paqen.

Pjesë nga fjala e Presidentit të Ukrainës:

“Populli i Shqipërisë, myslimanët në mbarë botën festuan Bajramin që shënon fundin e Ramazanit, muaji  i shenjtë i agjërimit… Ju përgëzoj për këtë festë dhe ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot i urojnë njëri-tjetrit, paqen! Gjatë këtij muaji nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme të qetë dhe paqësore kështu jetojmë që në 24 shkurt, Rusia i ka kthyer ditët tona në rrezik për jetë.

Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë.

Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë. Ne nuk devijuam nga rruga europiane dhe jemi të përkushtuar për një Europë të bashkuar dhe besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë mbështetëse. Ka nga ata që janë të vegjël në hartë por kanë në zemër një mirësi më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës!”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com