Sorry, no posts matched your criteria.

Kush janë Vip-at që refuzuan ftesën për tu futur në BB Vip

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show më i ndjekur ‘BigBrother Albania’ u rikthye por në një format tjetër me personazhe të njohura shqiptare tani në formatin ‘VIP’.Banorët e shtëpisë janë padyshim personazhet më të komentuarit në rrjete sociale, e madje janë rikthyer edhe në temë bisedash.

Por, disa prej personazheve të famshëm shqiptarë e kanë refuzuar ftesën për arsyeje të ndryshme.

Çiljeta Xhilaga

Në rrjetin social “Instagram”, Çiljeta zbuloi se ka marrë ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por e ka refuzuar për një arsye të thjeshtë e shumë të rëndësishme në të njëjtën kohë. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka treguar këngëtarja.

Roza Lati

Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother VIP për arsye pune. “Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo për Prive.

Robert Berisha

Robert Berisha ka pranuar se ka marrë një ftesë për të hyrë brenda shtëpisë së Big Brother një muaj para se të niste reality show. Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se nuk do të pranonte kurrë të bënte diçka të tillë për të dhënë show.  “Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë show ty duhet të më paguash”, u shpreh këngëtari.

Mihrije Braha

Ftesa i ka shkuar edhe këngëtares së njohur me prejardhje nga Mitrovica, Mihrije Braha. Kjo e fundit duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.Emisioni “Prive” zbuloi se këngëtares i është ripërsëritur ftesa me insistim disa herë për të qenë pjesë e formatit, por ajo përfundimisht e ka refuzuar.

Linda Halimi

Linda Halimi ishte këngëtarja e cila i vuri kusht ‘Big Brother VIP’ që të futej brenda shtëpisë bashkë me vajzën e vogël. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj. “Isha unë. S’mund ta leja Kalamonin 100 dite pa mamin”- shkruante Linda.

Kleoniki Delijorgji

Modelja ka treguar se nuk do të merrte pjesë në këtë format, duke zbuluar se ka plane të tjera. Gjithashtu ajo e ka konsideruar si eksperiencë të pashëndetshme.

Oriola Marashi

Xhoi Jakaj, e ëma e Oriola Marashit, ka zbuluar në “Ëake up” se edhe modelja ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia.

Marjana Kondi

Miku i saj, Ervin Kurti zbuloi në “Pardon My French” se Marjanës i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother”, por ajo nuk ka pranuar.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi dhe Selvija presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe përtej shakave, kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.

Fation Kuqari

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, ka marrë ftesë për tu bërë pjesë e lojës së “Big Brother VIP”. 26-vjeçari zbuloi se e ka refuzuar ftesën për një arsye të fortë.Gjatë një interviste për “Goca dhe Gra”, Fationi tha: ” Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com