Kush është 21-vjeçari që i mori ‘fronin’ e Instagramit Chiara Ferragni
Chiara Ferragni nuk është më “mbretëresha e Instagram-it”. Blogerja është rrëzuar nga ky fron pikërisht nga një 21-vjeçar, Khaby Lame, që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok. Lame ka kapur shifrën e 24 milionë ndjekësve, duke lënë pas Ferragnin me 23.9 milionë të tillë.
Në pranverën e 2020-s, Khaby Lame vendosi të hapte një adresë në TikTok për të realizuar disa video gazmore. Në video ai reagon në mënyrë të çuditshme ndaj ‘trukeve’ që qarkullojnë në rrjet, për të lehtësuar punë në gjërat e përditshme, por që në fakt, janë thjesht më të komplikuara seç duhet. Duket se tashmë Lame ka lënë pas edhe Ferragnin që ishte padyshim ndër më të ndjekurat në Itali, por jo vetëm.