“Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë”, mamaja e Hueyda El Saied rrëfen dhimbjen për humbjen e së bijës
Hueyda El Saied tronditi opinionin publik pasi ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë në moshën 46 vjeçare më 23 nëntor të vitit të kaluar.
Të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ishin nëna e saj Diana Çoku, bashkëshorti Thierry Grosjean dhe djali Gabriel. Teksa jepnin rrëfimet e tyre dukej qartë se dhimbja është njësoj si ditën e parë.
“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”- u shpreh nëna e Hueyda-s.
“Në fakt ajo ishte duke u dominuar nga sëmundja në atë kohë, por ajo vazhdoi të bënte art. Vazhdonte të prodhonte, ka disa skulptura të ndryshme, e keni parë në rrjetet sociale. Edhe kur ishte në spital pikturonte, ishte shumë e rëndësishme për të të mbante të gjallë kurajon dhe të vazhdonte luftën kundër sëmundjes. Dhe donte të merrej me artin në mënyrë paralele. Edhe kur ka qenë në spital të gjithë doktorët shikonin artin dhe veprat që ajo krijonte”- u shpreh Thierry i cili u shpreh se tani është ai që kujdeset për djalin e artistet shqiptare.